E hënë, 18 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaRriten me mbi 20% vizitorët në strukturat akomoduese

Rriten me mbi 20% vizitorët në strukturat akomoduese

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT-it, muaji mars i këtij viti ka shënuar një rritje prej 20,8 % të numrit të vizitorëve që kanë zgjedhur të akomodohen në strukturat hoteliere të vendit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Interesi mbetet i lartë si nga vizitorët brenda vendit, ashtu edhe nga jashtë kufijve.

Vizitorët vendas apo rezidentë janë rritur me gati 16 %, ndërsa rritjen më të madhe e mbajnë vizitorët e huaj jo-rezidentë, me një rritje prej 23,7 %.

Kjo rritje është reflektuar paralelisht edhe te net-qëndrimet totale në hotele, të cilat janë shtuar me 12,8 %.

Edhe këtu, peshën kryesore të netëve të kaluara në Shqipëri e mbajnë vizitorët e huaj me një rritje prej 14,4 %. 

Sa i përketë kombësisë së vizitorëve, Italia fqinje vazhdon të mbajë vendin e parë, duke përbërë plot 30 % të vizitorëve të huaj.

Ajo ndiqet nga Kosova me 12 % dhe Gjermania me 7 %. Një prani të ndjeshme kanë pasur edhe turistët nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Fluksi i shtuar ka sjellë edhe një lëvizje pozitive për vetë bizneset e akomodimit. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele për muajin mars arriti në 18,5 %, duke shënuar një rritje të lehtë në krahasim me 18,1 % që ishte në marsin e vitit të kaluar.

Këto shifra tregojnë se Shqipëria po thyen gjithnjë e më shumë sezonalitetin, duke tërhequr vizitorë edhe jashtë muajve të nxehtë të verës.

TURISTET NE STRUKTURAT AKOMODUESE

Vizitorët Rezidentë               +15,9%

Vizitorët Jo-Rezidentë          +23,7%

TURISTET SIPAS SHTETEVE

Italia                                        30 %

Kosova                                    12 %

Gjermania                                7 %

Mbretëria e Bashkuar             6 %

Franca                                       5 %

Klan News

/tvklan.al

Lini një koment