E hënë, 18 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident në Shkodër, makina përplas motorin, plagoset një person

Aksident në Shkodër, makina përplas motorin, plagoset një person

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, ku një automjet ka përplasur një motor.

Si pasojë e ngjarjes, është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ka marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një koment