SHBA vendos kufizime hyrjeje për ata që kanë qenë në Kongo, Uganda dhe Sudanin e Jugut
Administrata amerikane njoftoi të hënën se do të kufizojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara për personat që nuk posedojnë pasaporta amerikane dhe që së fundmi kanë qëndruar në disa vende afrikane, për shkak të shpërthimit të Ebola-s.
Raporton CBS News, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se personat pa pasaportë amerikane që kanë udhëtuar në Kongo, Uganda apo Sudanin e Jugut gjatë tre javëve të fundit do të ndalohen të hyjnë në SHBA.
CDC njoftoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të forcojnë kontrollet shëndetësore për udhëtarët që vijnë nga zonat e prekura dhe do të ndërmarrin masa të tjera parandaluese për të ulur rrezikun e përhapjes së virusit. Kufizimet prekin vetëm personat pa dokumente udhëtimi amerikane.
Sipas CBS News, autoritetet thonë se masat do të hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të rishikohen teksa situata të evoluojë.