“Shqipëria po ndërton qytetet e së ardhmes!”, mesazhi i ministres Koçiu nga Forumi Botëror Urban 2026 në Baku
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, po merr pjesë në Forumin Botëror Urban 2026, (World Urban Forum 2026), në Baku, Azerbajxhan, ku mesazhi kryesor që ndau ishte vizioni dhe përvoja e Shqipërisë mbi ndërtimin e qyteteve më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të sigurta, si përgjigje ndaj sfidave globale në rritje të urbanizimit dhe ndryshimeve klimatike.
Sipas Koçiut, “zhvillimi urban nuk është vetëm çështje infrastrukturore, por një investim i drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe të ardhmen e qytetarëve.”
“Shqipëria është sot një shembull konkret se si vizioni politik dhe investimet strategjike transformojnë qytetet dhe modelin ekonomik të vendit. Përmes investimeve strategjike, inovacionit, politikave të gjelbra dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, vijojmë angazhimin për të projektuar qytetet e së ardhmes, me bindjen se zhvillimi ka vlerë vetëm kur përkthehet në më shumë mundësi dhe mirëqenie për qytetarët”, është shprehur zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.