E hënë, 18 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaProtesta në Shkup për gjuhën shqipe/ Balla: Parlamenti dhe qeveria të gjejnë zgjidhje të drejta dhe të qendrueshme

Protesta në Shkup për gjuhën shqipe/ Balla: Parlamenti dhe qeveria të gjejnë zgjidhje të drejta dhe të qendrueshme

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Saocialiste Taulant Balla, ka reaguar në Facebook duke mbështetur protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe kërkesën e tyre për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Përmes një postimi publik, Balla e cilësoi kërkesën e studentëve si legjitime dhe theksoi se e drejta për përdorimin e gjuhës shqipe njihet nga Kushtetuta.

“Mbështes kërkesën legjitime të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, që nuk u lejohet, edhe pse Kushtetuta e njeh si të drejtën e tyre. Nëse procedurat rezultojnë të mangëta, është detyrim i Parlamentit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të gjenden zgjidhje të drejta dhe të qendrueshme”, shkroi Balla.

Lini një koment