E hënë, 18 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMinistria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë ka bërë publike sot të dhënat e Bankës Botërore dhe Komisionit Evropian, të cilat sipas saj, konfirmojnë përmirësim të ndjeshëm të drejtësisë shqiptare.

Në njoftim thuhet se, Shqipëria ka dalë me rezultate të spikatura në Anketën Rajonale të Drejtësisë 2025, ku krahasuar me vitin 2020 është shënuar rritje e dukshme në të gjitha dimensionet kryesore të sistemit gjyqësor.

“Besimi i qytetarëve tek gjykatat është dyfishuar — nga 26% në 53%. Pavarësia institucionale ka shënuar rritjen më të madhe, me +30%. Qytetarët që e shohin reformën me sy pozitiv janë rritur nga 34% në 56%, ndërsa ata me perceptim negativ janë ulur nga 38% në vetëm 17%. Reduktimi i korrupsionit perceptohet si arritja kryesore e kësaj periudhe.”

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në fjalën e tij përshëndetëse, pranoi hapur sfidën që mbetet, që sipas të dhënave “72% e qytetarëve nuk e konsiderojnë sistemin financiarisht të përballueshëm.

“Ky hendek nuk na turpëron ,na orienton. Drejtësia që kushton shumë nuk është drejtësi për të gjithë.” Ai shtoi se rezultatet e anketës do të shërbejnë si udhërrëfyes për të ardhmen. Këto të dhëna nuk do t’i përdorim si trofe. Do t’i përdorim si busull — sepse Brukseli nuk pyet vetëm për ligjet, por për besimin që qytetarët kanë tek ligjet.”

Ministria ka njoftuar tre masa konkrete si përgjigje, qw lidhen me zgjerimin e ndihmës juridike falas, digjitalizimin e plotë të sistemit të menaxhimit të çështjeve deri në dhjetor 2027, dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore me 100 vende stafi administrativ dhe 35 kuota për ndihmës magjistratë të miratuara vetëm këtë vit.

Anketa përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përbën një nga instrumentet kryesore të monitorimit të drejtësisë në kuadër të procesit të integrimit evropian, duke konfirmuar se Shqipëria ka bërë hapa të dukshëm përpara në konsolidimin e besimit publik tek gjykatat dhe forcimin e pavarësisë institucionale.

Lini një koment