E hënë, 18 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaBerisha njofton protestën e radhës, kreu i PD-së: Sapo të mbarojnë të gjitha proceset në parti…

Berisha njofton protestën e radhës, kreu i PD-së: Sapo të mbarojnë të gjitha proceset në parti…

Partia Demokratike mbajti edhe këtë të hënë “Foltoren” përpara Kryeministrisë.

Lideri i PD, Sali Berisha, kësaj radhe njoftoi protestën e radhës.

Ai nuk dha një datë fikse, por u shpreh se do të protesta do të mbahet menjëherë sapo të mbarojnë të gjitha procedurat për zgjedhjen e kryetarit të partisë.

“Ndaj dhe, unë e kuptoj, të gjithë keni një pyetje në mendjen tuaj, kur është kryengritja tjetër?

Ditët më të para pas përfundimit të proceseve në parti. Asgjë në botë nuk na ndal ne në misionin tonë pa larguar nga pushteti narkodiktatorin dhe regjimin e tij.

Pa rikthyer në Shqipëri votën e lirë, shpresën, besimin, të ardhmen e shqiptarëve. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria”, u shpreh Berisha.

Lini një koment