E hënë, 18 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaLaert Vasili nga Shkupi shfaqet me luftëtarët e UÇK: “Do më mbrojnë të kaloj kufirin”

Laert Vasili nga Shkupi shfaqet me luftëtarët e UÇK: “Do më mbrojnë të kaloj kufirin”

Aktori, Laert Vasili në një lidhje live në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar detaje nga protesta e zhvilluar këtë të hënë në Maqedoninë e Veriut nga studentët shqiptarë. Vasili ishte i pranishëm në protestë teksa dha detaje nga tubimi.

Ai ndër të tjera tha se pas protestës janë duke u zhvilluar shumë kontrolle dhe sipas tij ai është nën mbrojtjen dhe besën e dy ish-ushtarëve.

“Po situata pas protestës ka qenë shumë e rënduar. Janë bërë arrestime dhe unë falë dy miqve të mi, ushtarë të UÇK-së, Agim Pllashnikut dhe Nuhet Tahirit nga batalioni 138, jam në besën e tyre. Këta kanë dalë garant për sigurinë time fizike.

Kanë ndodhur arrestimet edhe fatmirësisht këta dy luftëtarë tashmë veteranë të UÇK-së domethënë siguruan një mbrojtje fizike. Është keq në të dalë të Shkupit, situata. Ndalohen makinat, kontrollohen. Nuk është mirë, nuk është mirë.

Me sa duket fqinjët tanë, sa herë që përmendet gjuha shqipe, sa herë që përmendet bashkimi i trojeve etnike, nuk e di pse, kanë një dëshirë kaq të madhe të na ndalojnë”, tha ai ndër të tjera.

Lini një koment