E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDigjet tregu i ri i fruta –perimeve në Lushnjë

Digjet tregu i ri i fruta –perimeve në Lushnjë

Tregu i ri i fruta-perimeve në Lushnjë ka marrë flakë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm më 19 maj.

Siç raporton gazetarja e Klan News Anila Sefa, shkaku i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.

Dëmet materiale janë të shumta. Gjysma e tregut është shkrumbuar totalisht.

Anila Sefa: Ngjarja ka tronditur komunitetin. Zjarri ka rënë në një nga zonat më të njohura të qytetit. Zjarri ka shkrumbuar të paktën gjysmën e tregut. Dëmi është i konsiderueshëm. Dëmet janë të shumta nga ana materiale. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit. Dyshimet janë se ka qenë një shkak aksidental. Mund të ketë qenë një defekt elektrik.

Aludimet janë te ngjarje aksidentale, jo e qëllimshme. Materialet kanë qenë të tilla, që flakët janë përhapur shumë shpejt. Zona ka kamera dhe mund të jetë filmuar momenti kur ka rënë zjarri. Tregu i ri u ndërtua 3 vite më parë pranë Stadiumit të Lushnjës. Tregtarët që shesin këtu zakonisht paguajnë 35 mijë lekë të vjetra, që të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Tregtarët kërkojnë dëmshpërblim.

/tvklan.al

Lini një koment