E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiShqipëria me trajner të ri, italiani Rolando Maran merr drejtimin e kuqezinjve

Shqipëria me trajner të ri, italiani Rolando Maran merr drejtimin e kuqezinjve

Është italiani Rolando Maran i përzgjedhuri nga Federata Shqiptare e futbollit për postin e trajnerit të ri të kuqezinjve. Ai do të marrë vendin e Silvinho-s, që mbyll sot aventurën me kuqezinjtë.

Maran, 62 vjeç, ka drejtuar skuadra të ndryshme në Itali, së fundi Breshian. Bëhet fjalë për një trajner me profil më të ulët nga atë që jemi mësuar së fundi në krye të Kombëtares shqiptare. Ai ka drejtuar kryesisht në Serinë B., skuadra si Genoa, Cagliari, Catania, Chievo Verona, Pisa, Bari e Vincenza.

Detajet e kontratës do të mësohen gjatë prezantimit të trajnerit nga presidenti Duka.

Lini një koment