Duka prezanton trajnerin e ri të Kombëtares në orën 10:00, konferenca drejtpërdrejt në RTSH
FSHF ka organizuar një konferencë urgjente për shtyp sot në orën 10:00, ku presidenti Armand Duka do të dalë bashkë me Sylvinho-n dhe trajnerin e ri të Kombëtare shqiptare.
Kreu i FSHF-së do të sqarojë detajet e mbylljes së bashkëpunimit me brazilianin, ndërkohë që me më shumë interes pritet të mësohet se cili do të jetë pasuesi i brazilianit në stolin kuqezi.
Konferenca e shtypit do të transmetohet drejtpërdrejt nëe RTSH.