E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaPremier LeagueFederico Chiesa drejt rikthimit në Serie A, në garë janë dy klube

Federico Chiesa drejt rikthimit në Serie A, në garë janë dy klube

Pas një tjetër sezoni të dështuar te Liverpool, Federico Chiesa është gjithmonë e më pranë largimit nga të kuqtë dhe drejt rikthimit në Serie A. CalcioMercato zbulon se në garë për sulmuesin italian janë ish-klubi i tij Juventus dhe Napoli.

Në anën tjetër te Liverpool janë të gatshëm të lënë të lirë Chiesa-n, por kërkojnë shitjen e tij përfundimtare për shifrën 25 milionë euro. Sipas raportimit në fjalë, dy klubet e Serie A preferojnë më shumë huazimin me të drejtë blerje.

Në sezonin e fundit, Chiesa u aktivizua vetëm 726 minuta në të gjitha garat dhe kontriboi me 3 gola dhe 3 asiste. Italianit i është bërë e ditur prej kohësh nga trajneri Arne Slot që nuk është pjesë e projektit të tij, ndaj nuk ka rrugë tjetër përveçse largimit për 28-vjeçarin.

Lini një koment