E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNumri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD

Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD

Edhe në Durrës, ku vijoi turi i dëgjesave me qytetarët, dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Territoriale janë të ndarë kur bëhet fjalë për numrin e bashkive që duhet të ketë ndarja e re administrative.

Mazhoranca e cilëson të suksesshme reformën e vitit 2014 dhe këmbëngul më shumë te shërbimi për qytetarët sesa te kufijtë e bashkive.

“A kemi nevojë për bashki më efiçente? Jemi përpara një sfide demografike që krijon sfida në zonat rurale. Së dyti, kemi një sfidë me zhvillimin e pabarabartë, të krijojmë zhvillim koheziv në të gjithë territorin. Të bëjmë një reformë që të shërbejë për 30 vitet e ardhshme, duke pasur bashki më të forta.”

Ajo që për socialistët është sukses, për demokratët cilësohet dështim, ndaj ata kërkojnë që pushteti vendor t’u rikthehet qytetarëve duke shtuar numrin e bashkive.

“Qasja jonë është decentralizuese, kërkon që të optimizohet numri i bashkive, jo të kthehet në 373, dhe s’ka dogmë të ruajmë 61. PD kërkon të ndryshojë modelin qeverisës. Duam autonomi dhe mbështetje të plotë financiare.”

Krahas takimeve me qytetarët në 12 qarqet e vendit, të mërkurën, 20 maj, Komisioni i Posaçëm i Reformës do të vijojë dëgjesat edhe me krerët e bashkive të Gjirokastrës, Korçës dhe Lezhës.

Tv Klan

/tvklan.al

Lini një koment