E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShkëputet një pllakë nga fasada e Gjykatës së Durrësit, rrezikohen kalimtarët

Shkëputet një pllakë nga fasada e Gjykatës së Durrësit, rrezikohen kalimtarët

Një incident është regjistruar në qendër të Durrësit, ku një pllakë është shkëputur nga fasada e godinës së Gjykatës së Durrësit dhe ka rënë në trotuar, në një zonë me lëvizje të shumta qytetarësh.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, megjithëse rënia e materialeve ka krijuar rrezik serioz për kalimtarët dhe automjetet që qarkullojnë në zonë.

Ngjarja ka rikthyer edhe një herë shqetësimin për gjendjen e fasadave të amortizuara në qytetin e Durrësit, të cilat prej vitesh konsiderohen problematike dhe potencialisht të rrezikshme për sigurinë publike.

Lini një koment