Përplasi policët në gjendje të dehur, gjykata lë në burg 44-vjeçarin në Durrës
Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të mërkurë, më 20 maj, masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin me inicialet R.A, i cili mbrëmjen e së shtunës, në zonën e ish-Kënetës, rrezikoi jetën e efektivëve të policisë duke përplasur mjetin e tyre në tentativë për t’i shpëtuar ndalimit.
Sjellim ndërmend se patrulla ishte njoftuar nga banorët e zonës për një drejtues që lëvizte me shpejtësi dhe në mënyrë të pakontrolluar në lagjen 17.
Gjatë ndjekjes, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, R.A ka lëvizur mbrapsht dhe ka përplasur makinën e efektivëve.
Testi i alkoolit tregoi se 44-vjeçari drejtonte mjetin me 1.4 mg/l alkool, ndërsa rezulton përsëritës për të njëjtën vepër penale.
Më poshtë mund të shihni dhe pamjet nga incidenti.