E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaTërmeti i fortë në Turqi u ndje deri në Liban (VIDEO)

Tërmeti i fortë në Turqi u ndje deri në Liban (VIDEO)

Pjesa lindore e Turqisë, konkretisht provinca e Malatya-s, u godit sot nga një tërmet i fortë, i cili shkaktoi panik tek popullsia.

Sipas informacioneve të para të mediave turke, forca e tërmetit fillimisht u vlerësua në 5.6 gradë, por shpejt u rishikua në 5.8 gradë të shkallës Rihter.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) i Turqisë tha se epiqendra e tërmetit ishte në distriktin Batalgazi, provinca Malatya.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej vetëm shtatë kilometrash, gjë që kontribuoi në faktin se dridhjet u ndjenë shumë intensivisht.

SON DAKİKA| 5.6’lık deprem Elazığ’da hissedildi; sarsıntı anı kamerada pic.twitter.com/L9eJxZS5zx

Lini një koment