Opozita kundër kalendarit të punimeve në Kuvend, Bardhi: Po e bëni debatin joeficent
Opozita ka kundërshtuar kalendarin e punimeve të miratuar në Kuvend, duke e cilësuar atë si të paefektshëm për zhvillimin e një debati parlamentar cilësor.
Kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, tha se përfshirja e 15–20 projektligjeve në një seancë e kthen diskutimin në formal dhe pa ndikim real.
“Po i bëni seancat joeficiente. Kalendari nuk duhet të jetë mekanik, duke e mbushur me projektligje që kalojnë pa debat dhe pa vëmendje. Ne duhet ta bëjmë debatin sa më efektiv. Për këtë arsye jemi kundër kalendarit dhe kërkojmë që diskutimi parlamentar të jetë më funksional”, u shpreh Bardhi në Konferencën e Kryetarëve.