E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaInceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO zbut dënimin për Alqi Bllakon

Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO zbut dënimin për Alqi Bllakon

Apeli i GJKKO zbuti dënimin për Alqi Bllakon lidhur me inceneratorin e Tiranës. Shkalla e dytë e gjyqësorit shpalli të pafajshëm ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit për një nga episodet e korrupsionit, konkretisht për episodin e marrjes së 7 milionë lekëve rrogë nga Vladimir Bezhani.

Ndërkoë, la në fuqi episodin tjetër të korrupsionit në vlerën e 119 mijë eurove që Bllako i ka marrë nga pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Kështu Apeli i Posaçëm zbuti dënimin nga 4 vite burg me gjykim të shkurtuar në 2.8, me 3 vite me gjykim të shkurtuar që zbret ne 2 vjet burg.

Bllako e ka shlyer pjesën më të madhe të denimit në burg, ndërsa pjesën e mbetur do ta kryejë me shërbim prove.

Lini një koment