E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaQeveria ul shpenzimet

Qeveria ul shpenzimet

Qeveria ka shpenzuar më pak para gjatë muajit mars të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të financave, shpenzimet totale zbritën nga 156.7 miliardë lekë në mars 2025, në 147.4 miliardë lekë per te njejten periudhe të këtij viti.

Pjesa më e madhe e fondeve ka shkuar për mbrojtjen sociale, ku përfshihen pensionet, ndihma ekonomike dhe skemat sociale.

Ky zë arriti në 57.2 miliardë lekë, me rritje krahasuar me një vit më parë. Në rritje janë edhe fondet për rendin, sigurinë dhe mbrojtjen, ndërsa më shumë para janë përdorur edhe për shërbimet e përgjithshme publike, pra funksionimin e administratës shtetërore.

Nga ana tjetër, vihet re ulje e shpenzimeve për çështjet ekonomike, që lidhen me investimet dhe mbështetjen për sektorë si infrastruktura, transporti apo zhvillimi ekonomik. Rënie ka edhe për strehimin dhe shërbimet për komunitetin.

Ekspertët e ekonomisë e interpretojnë këtë si një politikë më të kujdesshme fiskale, ku qeveria po synon të mbajë nën kontroll financat publike dhe deficitin buxhetor.

Megjithatë, ata theksojnë se frenimi i investimeve publike mund të ndikojë në ritmin e ekonomisë në muajt në vijim.

Ndërkohë, burimi kryesor i të ardhurave për buxhetin mbetet TVSH-ja me 20.5 miliardë lekë, e ndjekur nga tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat personale, tregues që sipas ekspertëve reflektojnë konsum të qëndrueshëm dhe fitime më të larta të bizneseve.

SHPENZIMET TOTALE  mld leke

Mars 2025          156,7

Mars 2026          147,4

INVESTIMET SIPAS SEKTOREVE, MARS (mld leke)

                                                                             2024                    2025

Mbrojtja sociale                                                 52,3                     57,2

Çështjet ekonomike                                                    8,8                       6,5

Arsimi                                                                            18,2                     18,4

Shërbimet e përgjithshme publike                                      29,7                     33,1

Rendi dhe siguria publike                                           10,6                     11,9

Mbrojtja                                                              3,2                       5,3

Shëndetësia                                                                  16                       16,2

Mbrojtja e mjedisit                                                     1,4                       1,7

Strehimi dhe komoditetet e komunitetit                           5,2                       3,9

Argëtimi, kultura dhe çështjet fetare                                  2                           2,7

KONTRIBUTI NE TE ARDHURA (mld lekë)

TVSH 20,5
Tatimi mbi të ardhurat personale 7,7
Tatimi mbi fitimin 12,2
Akcizat 4,9
Të ardhura jo-tatimore 1,9

Tv Klan

/tvklan.al

Lini një koment