E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDhunoi fizikisht gazetarin për shkak të detyrës, vihet në pranga 51-vjeçari në Shkodër

Dhunoi fizikisht gazetarin për shkak të detyrës, vihet në pranga 51-vjeçari në Shkodër

Një 51-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Shkodër. Arrestimi i tij ka ardhur dy ditë pasi ai ka dhunuar një gazetar. Ngjarja ka ndodhur më 18 maj rreth orës 20:00, në lagjen “Skënderbeg”.

Sipas policisë, i arrestuari ka goditur me grushte 46-vjeçarin për shkak të detyrës. 51-vjeçari akuzohet për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

“Shkodër/ Dhunoi fizikisht një 46-vjeçar (gazetar), për shkak të detyrës, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin P. Gj., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 18.05.2026, rreth orës 20:00, në lagjen “Skënderbeg”, ka goditur me grushte shtetasin E. D., 46 vjeç, gazetar, për shkak të detyrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një koment