E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDosja “Partizani”, shtyhet më 8 qershor seanca e radhës

Dosja “Partizani”, shtyhet më 8 qershor seanca e radhës

Këtë të mërkurë u mbajt seanca e radhës lidhur me dosjen “Partizani”. Lidhur me këtë çështje u paraqit si dëshmitar i kërkuar nga SPAK, ish-ministri Ylli Pango.

Seanca nisi në orën 15:00 por më pas u shty për më datë 8 qershor për shkak të mungesës së një avokati. Seancën tjetër, gjykata fton të dëshmojnë: Altin Ceni, Tedis Lubonja, Paro Laci dhe Genc Ruli. Të gjithë ata janë kërkuar dëshmitarë nga SPAK.

Berisha akuzohet nga SPAK se, gjatë kohës kur mbante postin e kryeministrit, qeveria e tij ka ndërmarrë veprime për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në ndërtimin e pallateve mbi truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Lini një koment