E premte, 15 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaMichiganShembet një pjesë e “Tunnel of Trees” në Michigan pas reshjeve dhe shkrirjes së borës

Shembet një pjesë e “Tunnel of Trees” në Michigan pas reshjeve dhe shkrirjes së borës

Një segment i rrugës së njohur panoramike Tunnel of Trees në veri të Michiganit është shembur, pas kushteve të vështira të motit gjatë ditëve të fundit.

Sipas pronarëve të Good Hart General Store, ngjarja ndodhi më 13 prill përgjatë rrugës M-119, e njohur për peizazhin e saj karakteristik me pemë që formojnë një “tunel” natyror.

Në një reagim publik, dyqani lokal bëri të ditur se shembja erdhi si pasojë e një kombinimi faktorësh, përfshirë reshjet e shumta të shiut, shkrirjen e borës dhe erozionin pranveror, i cili kishte shkaktuar edhe një mbyllje të pjesshme të rrugës më herët gjatë javës.

“Ne jemi me miqtë tanë në Pellston dhe Cheboygan, të cilët po përballen me situata edhe më të rënda,” thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

Alarm për përmbytje në veri të shtetit

Ndërkohë, një pjesë e madhe e Michiganit verior ndodhet nën paralajmërime për përmbytje. Autoritetet kanë lëshuar “Flood Watch” dhe “Flood Warning” për disa qarqe, përfshirë:

  • Clare County
  • Mecosta County
  • Osceola County
  • Lake County
  • Mason County
  • Newaygo County
  • Cheboygan County
  • Oceana County

Gjithashtu, paralajmërime për përmbytje përfshijnë edhe të gjithë Gadishullin e Sipërm të shtetit.

Në disa zona janë shpallur edhe alarme për përmbytje të menjëhershme (flash floods), veçanërisht në Manistee County dhe zonën e McKinley.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes në zonat me rrezik të lartë për përmbytje dhe rrëshqitje toke, ndërsa situata mbetet në zhvillim.

Lini një koment