Hakimi: Jam tifoz i Interit, shumë i lumtur për dopietën
“Luis Enrique e ka ndryshuar të gjithë skenën e PSG-së. Që kur ai erdhi, mentaliteti i të gjithëve ka ndryshuar. Tani jemi një ekip, luajmë për njëri-tjetrin, jemi një familje. Të luash kështu e bën gjithçka më të lehtë”, tha Hakimi.
“Jam me fat që jam në këtë ekip, me këta shokë skuadre dhe këtë trajner. Ai ka ndryshuar mentalitetin dhe qëndrimin tim në fushë. Më ka bërë një lojtar dhe një njeri më të mirë”.
“A e kam ndjekur Interin? Po, jam një interist dhe jam shumë i lumtur për ligën dhe Kupën e Italisë. Shpresojmë të shihemi së shpejti. A kam folur me dikë? I kam shkruar Lautaros, shkoj mirë me të”.