E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident i rëndë në Librazhd, ndërron jetë 67-vjeçarja

Aksident i rëndë në Librazhd, ndërron jetë 67-vjeçarja

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në 20 maj në aksin rrugor që lidh Librazhdin me Prrenjasin.

Mësohet se një automjet, që drejtohej nga një 38-vjeçar ka përplasur për vdekje këmbësoren 67-vjeçare H.B.

Pas ngjarjes, 38-vjeçari Xh.O është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Njoftimi i policisë:

Librazhd

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. O., 38 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti që drejtonte 38-vjeçari ka përplasur këmbësoren, shtetasen H. B., rreth 67 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, shtetasja H. B. ka humbur jetën.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al

Lini një koment