Seanca për Sterilizimin në GJKKO, Beqaj nxirret nga kafazi i sigurisë
Në GJKKO është zhvilluar këtë të enjte seanca për çështjen e sterilizimit, ku ish-ministri Ilir Beqaj është paraqitur pa masë sigurie.
Beqaj ka hyrë në sallën e gjyqit nga korridori i përdorur zakonisht nga publiku, i shoqëruar nga punonjës të policisë. Sapo ka mbërritur në sallë, atij i janë hequr prangat dhe më pas është shoqëruar drejt ambienteve të tualetit.
Pas disa minutash, ish-ministri është rikthyer në sallë nën shoqërinë e efektivëve të policisë dhe është ulur pranë avokatit të tij, Ermal Yzeiraj.
Në sallë kanë qëndruar dy punonjës policie për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të seancës.