Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaTabaku: Kush realizon reformat ecën përpara, në të kundërt mbetet në diskutime të gjata si Shqipëria

Tabaku: Kush realizon reformat ecën përpara, në të kundërt mbetet në diskutime të gjata si Shqipëria

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka dhënë konferencë për shtyp nga jashtë Parlamentit këtë të enjte, 21 maj 2025.

Ajo u ndal te vizita e saj tre-ditore në Gjermani, me ftesë të qeverisë gjermane. Ajo u shpreh se në çdo takim të zhvilluar atje, u theksua se Shqipëria ka nevojë për reforma reale për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Diskutimet kryesore u fokusuan në dy elementë. Elementi i parë është që ky proces kërkon gjithëpërfshirje dhe së pari e kërkon gjithëpërfshirjen këtu në Parlament. Kërkon zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, kërkon ligje të cilat janë të nevojshme, të cilat diskutohen jo vetëm në procese të mbyllura, siç ka ndodhur deri më sot, e me mungesë transparence.

Së dyti, këtë proces e bën të rëndësishëm vullneti politik.

Propozimi që Merz ka bërë sot, i nisur nga kancelarja Merkel 10 vite më parë me Procesin e Berlinit, është vazhdimësia e ideve që ata kanë për integrimin gradual. Integrim gradual që do të thotë jo vetëm hedhje në këtë proces të integrimit, por kalimi hap pas hapi, sepse po shihet që me të vërtetë mundësia është atje”, tha ajo.

Demokratja u shpreh se kush i realizon reformat e kërkuara ecën përpara, duke marrë si shembull Malin e Zi, në të kundërt sipas saj mbetet si Shqipëria

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk e kanë parë këtë mundësi dhe momenti i tretë i rëndësishëm është që ky proces është proces merite. Kush realizon reformat ecën përpara, si në Malin e Zi. Kush nuk i realizon ato, mbetet në diskutime të gjata 5-mujore, si në rastin e Shqipërisë”, tha ajo.

/tvklan.al

Lini një koment