Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShpërthim me tritol në Lezhë

Shpërthim me tritol në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje, në fshatin Rrilë të Lezhës, ku një sasi lënde plasëse është vendosur në portën e jashtme të një banese.

Gazetari i Klan News Martin Marku raporton se si pasojë e shpërthimit nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme të vogla materiale.

“Rreth orës 06:40, në fshatin Rrilë, Lezhë, në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetasit T. Ç., me banim të përkohshëm në Itali, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. (Prej më shumë se 20 vitesh nuk banon njeri në këtë banesë).”, kanë bërë me dije uniformat blu.

Ndërkohë, policia ka ngritur grupin e punës për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të incidentit.

/tvklan.al

Lini një koment