Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShkrumbimi i tregut në Lushnjë, shpallet në kërkim një i dyshuar

Shkrumbimi i tregut në Lushnjë, shpallet në kërkim një i dyshuar

Policia e Lushnjës njofton sot në 21 maj se ka shpallur në kërkim një të dyshuar për zjarrvënie në tregun e qytetit.

Si rezultat i veprimeve hetimore, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një i dyshuar. Ndërsa, vijon puna për identifikimin e një shtetasi tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 19.05.2026, në tregun e fruta-perimeve, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ku fillimisht u dyshua si ngjarje aksidentale.

Si rezultat i veprimeve hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim një shtetas i dyshuar si autor i zjarrvënies, ndërsa vijon puna për identifikimin e një shtetasi tjetër të përfshirë në ngjarje.

Më datë 19.05.2026, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë është marrë njoftim se në tregun e fruta-perimeve të qytetit kishte rënë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat, brenda pak orësh, bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar disa tezga dhe produkte në pronësi të disa tregtarëve.

Fillimisht u dyshua se zjarri ishte shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit K. Ç., banues në Durrës, i dyshuar si njëri prej autorëve të zjarrvënies.

Nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se shtetasi K. Ç. shfaqet pranë tregut së bashku me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndezur zjarrin dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Policia vijon punën për kapjen e shtetasit K. Ç., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që shfaqet në pamjet filmike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më 19 maj u dogj tregu i fruta-perimeve në Lushnjë. Autoritetet hodhën menjëherë dyshime për zjarrvenie të qëllimshme dhe nisën hetimet.

/tvklan.al

Lini një koment