Thunder barazojnë serinë, Gilgeous-Alexander 30 pikë; Wembanyama 21-17 në Ndeshjen 2
Oklahoma City Thunder mundën San Antonio Spurs 122-113 në Ndeshjen 2, duke barazuar serinë në 1-1. Shai Gilgeous-Alexander udhëhoqi fituesit me 30 pikë, 9 asistime dhe 2 bllokime.
Sipas Bleacher Report, Victor Wembanyama përfundoi ndeshjen me 21 pikë, 17 kërcime, 6 asistime dhe 4 bllokime — një paraqitje e fortë, por e ndryshme nga ajo e takimit të parë, kur ai regjistroi 41 pikë dhe 24 kërcime.
Të dy ekipet u paraqitën me mungesa: De’Aaron Fox nuk ishte në dispozicion për Spurs për të dytën ndeshje me rradhë për shkak të një problemi në kyçin e këmbës, ndërsa rookie Dylan Harper u deklarua jashtë për pjesën e mbetur të pjesës së dytë pas një dëmtimi në këmbën e djathtë. Për Thunder, Jalen Williams doli nga loja gjatë takimit për shkak të një problemi me hamstringun, një humbje e rëndësishme në momentet vendimtare.
Thunder treguan rezistencë dhe qetësi pas humbjes së ditës së hënë, ndërsa kjo seri duket se do të jetë shumë e barabartë dhe e gjatë, me shenja që tregonin se përballja mund të shkojë deri në shtatë ndeshje. Bleacher Report shprehet se pritet një duel tepër konkurrues midis dy ekipeve.