Saturday, 20 June 2026
54°F Detroit
BallinaPremier League130 milionë euro për të rifreskuar mesfushën, Carrick zgjedh një italian dhe një brazilian

130 milionë euro për të rifreskuar mesfushën, Carrick zgjedh një italian dhe një brazilian

Gianluca Di Marzio dhe disa burime mediatike nga Anglia, zbulojnë se Manchester United po planifikon një goditje të dyfishtë për mesfushën. Michael Carrick ka kërkuar rifreskimin e këtij reparti dhe drejtuesit e United kanë piketuar dy emra.

I pari është mesfushori qendëror i Atalantës, braziliani Ederson, për të cilin Man. United është interesuar edhe më parë. Duke qenë se kontrata e brazilianit me Atalantën skadon në vitin 2027 dhe palët nuk kanë rënë dakord për rinovimin, atëherë 26-vjeçari do të shitet këtë verë, për të mos rrezikuar largimin e tij falas, një vit më pas. Finalizimi i marrëveshjes mund të arrihet për shifrën 40 milionë euro.

Emri dytë është ai i Sandro Tonalit, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Casemiro. Largimi i italianit nga Newcastle nuk do të jetë aspak i lehtë. “Qymyrxhinjtë” kërkojnë rreth 90 milionë euro.

Lini një koment