Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveTrepça kampione e Kosovës, tre tituj radhazi pas fitores 98-78

Trepça kampione e Kosovës, tre tituj radhazi pas fitores 98-78

Trepça e Mitrovicës e mbylli serinë finale të Superligës me fitore dhe shpallet kampione e Kosovës, duke mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar dhe marrë trofeun për herë të tretë radhazi. Ndeshja e katërt u luajt në “Sezai Surroi” dhe përfundoi me rezultat 98-78, me skuadrën mitrovicase që mbylli serinë 4-0.

Sipas topsporti, Trepça kishte shënuar më parë dy fitore në “Minatori” dhe më pas dy të tjera në “Sezai Surroi”, duke vërtetuar kështu superioritetin e saj gjatë këtij sezoni dhe duke ngritur trofeun në Prizren.

Në këtë ndeshje Akili Vining doli më efikas me 13 pikë dhe 6 asistime, ndërsa Ja’cori Payne kontribuoi me 12 pikë dhe 5 asistime. Drilon Hajrizi shtoi 12 pikë dhe 4 kërcime për Trepçën. Te Bashkimi u dalluan Ike Nwamu me 18 pikë, si dhe Shannon Shorter dhe Jalen Riley, secili me nga 16 pikë.

Ky është titulli i shtatë në historinë e klubit, raporton topsporti.

Lini një koment