Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDigjen katër betoniere në një kantier ndërtimi në Vlorë

Digjen katër betoniere në një kantier ndërtimi në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në fshatin Dukat i Ri në Vlorë, ku katër betoniere në një kantier ndërtimi janë përfshirë nga flakët.

Gazetarja e Klan News Greta Haskaj raporton se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por betonieret e ndërtimit janë djegur plotësisht. Mjetet ishin në pronësi të shtetasit me inicialet B.M.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mungesa e kamerave të sigurisë në zonë ka vështirësuar identifikimin e autorit apo autorëve të incidentit.

/tvklan.al

Lini një koment