Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaTentuan që përmes furgonit të kuzhinës të fusin narkotikë në burg, SHKK jep detaje nga rasti në Dubravë

Tentuan që përmes furgonit të kuzhinës të fusin narkotikë në burg, SHKK jep detaje nga rasti në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se të enjten rreth orës 15:30 në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar një rast i tentim futjes së kontrabandës brenda institucionit korrektues.

SHKK thekson se bazuar në informacione të siguruara nga Njësia e Inteligjencës së SHKK-së, zyrtarët korrektues kanë realizuar kontroll të detajuar të furgonit të kuzhinës në tunelin e hyrjes së institucionit.

Gjatë këtij kontrolli është zbuluar lëndë e dyshuar narkotike, e cila ishte e fshehur në pjesën e brendshme të llamarinës së derës së pasme të automjetit.

“Menjëherë pas identifikimit të rastit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, janë iniciuar hetime të brendshme dhe është njoftuar Policia e cila po merret me rastin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lini një koment