E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Nikos Dendias vjen të hënën në Tiranë

Nikos Dendias vjen të hënën në Tiranë

Burime diplomatike për Klan News bëjnë me dije se ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë këtë të hënë, më 25 maj.

Gjatë qëndrimit në kryeqytet, Dendias pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, si edhe me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Ermal Nufi.


Lajmi për vizitën e tij u raportua edhe nga mediat greke një ditë më parë, të cilat shkruanin se Dendias do të udhëtonte drejt Tiranës javën e ardhshme në kuadër të diskutimeve për çështjen e kufirit detar mes dy vendeve.

Sipas një artikulli të publikuar nga media greke “To Vima”, Athina synon të intensifikojë përpjekjet për ringjalljen e negociatave me Shqipërinë për përcaktimin e zonave detare.

Në artikull thuhet se objektivi kryesor i vizitës së Dendias është rifillimi i një iniciative dypalëshe, e dakordësuar fillimisht në tetor të vitit 2020, kur të dy vendet shprehën gatishmërinë për t’ia referuar mosmarrëveshjen për kufirin detar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

/tvklan.al

Lini një koment