E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiAbissnet Superiore: Java e 32-të luan 4 sfida të shtunën, Partizani-Bylis të dielën

Abissnet Superiore: Java e 32-të luan 4 sfida të shtunën, Partizani-Bylis të dielën

Me spostimin e derbit Dinamo-Tirana nga e premtja për të shtunën, java e 32-të e Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, luhet e ndarë në 2 ditë. Janë 4 sfida interesante që do të zhvillohen ditën e shtunë.

Në orën 16:00, Vllaznia kryesuese përballet me Vorën dhe Egnatia pret Flamurtarin e vendit të fundit. Më pas, në orën 19:00, Teuta pret Elbasanin, ndërsa në stadiumin “Air Albania” zhvillohet derbi Dinamo-Tirana.

Ditën e diel do të zhvillohet vetëm një ndeshje. Java e 32-të mbyllet me Partizani-Bylis, që luhet në orën 19:00.

The post Abissnet Superiore në RTSH/ Java e 32-të luan 4 sfida të shtunën, Partizani-Bylis të dielën appeared first on RTSH.

Lini një koment