Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaZgjedhjet për kryetarin e PD, ja si duket fleta e votimin

Zgjedhjet për kryetarin e PD, ja si duket fleta e votimin

Demokratët i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike që do të drejtojë atë për katër vitet e ardhshme.

Euronews Albania ka siguruar një fletë votimi që do të përdoret sot nga demokratët ku në garë është i vetëm Sali Berisha.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe do të mbyllet në 18:00 në të gjitha degët e demokratëve në rrethe. Rezultati pritet të publikohet mbrëmjen e kësaj të shtunë.

Berisha ka deklaruar se zgjedhjet janë demokratike dhe e ka cilësuar procesin si një “referendum” për drejtimin e partisë dhe ripërtëritjen e saj.

Lini një koment