Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaVotimi për kreun e PD në Lezhë, rreth 4 mijë anëtarë me të drejtë vote

Votimi për kreun e PD në Lezhë, rreth 4 mijë anëtarë me të drejtë vote

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike vijon në degën e Lezhës.

Që në orët e para të mëngjesit, anëtarët demokratë i janë drejtuar selisë së PD-së në qytetin e Lezhës për të ushtruar të drejtën e votës, në një proces që po zhvillohet sipas parimit “1 anëtar, 1 votë”.

Rreth 4 mijë anëtarë të Partisë Demokratike në Lezhë kanë të drejtë vote, ndërsa procesi po administrohet nga dy komisione të ngritura posaçërisht për të garantuar mbarëvajtjen dhe transparencën e zgjedhjeve.

Në këtë proces, kandidat i vetëm për drejtimin e Partisë Demokratike është Sali Berisha, ndaj votimi po konsiderohet si një votëbesim i anëtarësisë për vijimin e mandatit të tij në krye të partisë.

Procesi i votimit pritet të vijojë deri në orën 18:00, ndërsa më pas do të nisë edhe numërimi i votave.

Lini një koment