Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia2420 anëtarë të PD me të drejtë vote në qarkun Vlorë. Anëtarja demokrate: Ka interes për të votuar

2420 anëtarë të PD me të drejtë vote në qarkun Vlorë. Anëtarja demokrate: Ka interes për të votuar

Në qarkun e Vlorës vijon procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, ku anëtarët e partisë po i drejtohen kutive të votimit për të shprehur qëndrimin e tyre për drejtimin e forcës politike.

Procesi synon konfirmimin në krye të partisë të Sali Berisha, i cili është kandidati i vetëm në këtë garë, duke e kthyer votimin në një proces votëbesimi nga anëtarësia.

Sipas strukturave lokale të PD-së në Vlorë, pjesëmarrja pritet të jetë e konsiderueshme, ndërsa në disa degë numri i anëtarëve aktivë mbetet i lartë.

“Deri tani shohim që ka interes, shpresojmë të vijojë me këtë ritëm pjesëmarrja”, tha një anëtare e stafit të qendrës së votimit.

Në qarkun e Vlorës, numri i anëtarëve me të drejtë vote është:

Vlora: 1600 anëtarë

Himara: 320 anëtarë

Selenica: 500 anëtarë

Procesi i votimit po zhvillohet në të gjitha degët përkatëse dhe do të vijojë deri në mbylljen e orarit zyrtar, ndërsa më pas pritet të nisë numërimi i votave në çdo qendër votimi.

Lini një koment