E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë 55-vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë 55-vjeçari shqiptar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Pyrgos në Greqi, ku një 55-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në 23 maj, në kryqëzimin e Agios Georgios.

Burri, i cili po shkonte me biçikletë drejt vendit të punës, u përplas nga një kamion. Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi kur drejtuesi i një kamioni tentoi të kthente mjetin djathtas për të hyrë në aksin nacional.

Në ato çaste, kamioni goditi me forcë biçiklistin 55-vjeçar, i cili u rrëzua në rrugë duke marrë plagë të rënda në trup dhe në kokë. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën ambulanca dhe ekipet e emergjencës, të cilat e transportuan me urgjencë në spitalin e zonës.

Mjekët u përpoqën që ta mbajnë në jetë, por fatkeqësisht plagët ishin të rënda dhe 55-vjeçari ndërroi jetë. Viktima ishte punëtor në ndërtim dhe çdo ditë shkonte në punë me biçikletë.

Mëngjesi i së shtunës rezultoi udhëtimi i tij i fundit, pasi jeta iu ndërpre tragjikisht. Policia Rrugore e Pyrgos ka nisur hetimet për aksidentin fatal.

Lini një koment