Usyk fiton me TKO në raundin e 11-të ndaj Rico Verhoeven në Piramidat e Gizës
Oleksandr Usyk mposhti Rico Verhoeven me KO teknik në raundin e 11-të, në një përballje të zhvilluar pranë piramidave të Gizës në Egjipt. Me këtë fitore, ukrainasi shënon suksesin e tij të 25-të si profesionist dhe mbetet i pamposhtur.
Raporton telesport se vendimi i gjyqtarit për të ndaluar duelin erdhi disa sekonda pasi Verhoeven ra në tapet, një mbyllje që surprizoi shumë, pasi ndeshja ishte afër fundit dhe kishte shans të zhvillohej edhe raundi i 12-të.
Verhoeven, i njohur si figurë e njohur e kickboksit dhe në boksin profesionist në vetëm ndeshjen e tij të dytë, duket se mori iniciativa në disa raunde dhe shkaktoi vështirësi për Usyk. Megjithatë, ukrainasit gjeti momentin vendimtar që i siguroi fitoren, edhe pse gjatë shumicës së duelit ai nuk dukej në formën e tij më të mirë.
Të dy boksierët zhvilluan një përballje të fortë dhe të hapur, ndërsa Verhoeven u shfaq i pakënaqur me ndalimin e gjyqtarit. Fitorja u vendos në një episod të shkurtër në raundin e 11-të, një zhvillim që sipas telesport la shumë diskutime rreth mënyrës së përfundimit të sfidës.