Thursday, 2 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPo kalonte rrugën për në shkollë, 7-vjeçari përplaset për vdekje në Elbasan

Po kalonte rrugën për në shkollë, 7-vjeçari përplaset për vdekje në Elbasan

Një aksident tragjik raportohet mëngjesin e sotëm, 25 maj, në fshatin Mengël të Elbasanit. Siç raportohet, ka ndërruar jetë një 7-vjeçar.

Gazetari i Klan News, Fatos Salliu, bën me dije se i mituri ka qenë duke kaluar rrugën për të ikur në shkollë, kur është përplasur nga një automjet.

“Është shkëputur nga nëna e tij…”, një detaj rrëqethës ky para momentit fatal për vogëlushin.

“Ka pasur aksidente të kësaj natyre edhe herë të tjera, një shqetësim i ngritur shpesh edhe nga banorët pasi ky aks rrugor ndodhet shumë pranë shkollës”, shton Salliu.

Ndërkohë, siç njofton policia, është shoqëruar në komisariat drejtuesi 61 vjeçar i automjetit.

Priten më shumë detaje në vijim…

/tvklan.al

Lini një koment