Thursday, 2 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaKontrolle në IEVP Shkodër, gjendjen 3 telefona në ambjentet e dusheve dhe në lavanderi

Kontrolle në IEVP Shkodër, gjendjen 3 telefona në ambjentet e dusheve dhe në lavanderi

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve këtë të hënë ka njoftuar se janë zhvilluar kontrolle në IEVP Shkodër. Mësohet se nga kontrollet në godinën 2 u gjetën 3 aparate celuarë.

Në njoftim theksohet se 1 telefon i markës Xiaomi u gjet në ambjentet e dusheve. Gjithashtu në lavanderi u gjetën një Nokia dhe një Iphone së bashku me dy fisha karikimi.

“Vijojnë kontrollet në IEVP Shkodër. Nga informacionet e marra në rrugë operative nga IEVP Shkodër në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, si dhe Shefit të Policisë u zhvillua kontroll në ambjentet e brendshme të institucionit.

Gjatë kontrollit në godinën 2 u gjetën 3 aparate celuarë konkretisht: Në ambjentet e dusheve është gjetur 1 aparat celular i markës Xiaomi.

Në lavanderi u gjetën: 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular Iphone së bashku me dy fisha karikimi. Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia për ndjekje të mëtejshme të procedurave”, njofton Drejtoria e Burgjeve.

Lini një koment