Wednesday, 1 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaGJKKO rrëzon kërkesën e Beqajt për zëvëndësimin e masës së sigurisë, lihet në qeli

GJKKO rrëzon kërkesën e Beqajt për zëvëndësimin e masës së sigurisë, lihet në qeli

GJKKO këtë të hënë ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit, Ilir Beqajt për zëvëndësimin e masës së sigurisë. Ai është lënë në qeli. Beqaj kërkoi zbutje mase duke përdorur argumentin edhe ndryshimin e praktikës së kolegjeve të bashkuara për masën arrest në burg si dhe ofroi edhe garanci pasurore.

Beqaj mbahet në paraburgim prej korrikut 2024 për dosjen e SASPAK, ku akuzohet për abuzim me donacionet e huaja. Ndërkohë, për dosjen e sterilizimit ai po gjykohet pa masë sigurie.

Ish-drejtori i kësaj agjencie përballet me disa akuza, mes tyre “korrupsion pasiv” i kryer në bashkëpunim, “shkelje e barazisë në tendera”, “falsifikim dokumentesh”, “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “fshehje apo deklarim i rremë pasurie”.

Dosja e SASPAK ndodhet ende në fazën e seancës paraprake dhe ende nuk është marrë një vendim mbi kërkesën e Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kalimin e çështjes për gjykim. Nga ana tjetër, avokatët e Beqajt kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Lini një koment