E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Gjykata Kushtetuese shqyrton të martën ankimin e PD për ministren Diella

Gjykata Kushtetuese shqyrton të martën ankimin e PD për ministren Diella

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë të martën, duke nisur nga ora 10:00, ankimin e 1/5 së deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me ministren Diella.

PD pretendon se presidenti, me dekretin e tij, ka tejkaluar kompetencat dhe ka shkelur Kushtetutën në lidhje me parashikimet për kushtet dhe cilësitë që duhet të përmbushë një person i emëruar ministër. Sipas ankimit, me këtë dekret presidenti ka krijuar një strukturë të re ministrore dhe i ka ngarkuar kryeministrit një përgjegjësi të re.

Në argumentimin e tyre, deputetët e PD theksojnë se Kushtetuta nuk i njeh presidentit kompetencën për t’i ngarkuar kryeministrit detyra të reja, duke shtuar se një përgjegjësi e tillë mund të vendoset vetëm nga Kuvendi përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ndërkohë, Kuvendi dhe Presidenca, që mbajnë të njëjtin qëndrim në këtë proces, kërkojnë që ankimi i PD të mos konsiderohet objekt shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese, por të trajtohet nga Gjykata Administrative.

Vendimi pritet të jepet nesër.

Lini një koment