Wednesday, 1 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMediu: Nuk kam kryer asnjë shkelje të ligjit

Mediu: Nuk kam kryer asnjë shkelje të ligjit

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu vijon betejën në gjykatën e posacme sa i takon akuzës së SPAK për çështjen Gërdeci. Mbi të rëndon akuza për shpërdorim detyre në bashkëpunim. 

Mediu pas përfundimit të seancës theksoi se ende nuk e ka të qartë se cila është shkelja ligjore që ai ka kryer.

Në gjykatën e posacme, Fatmir Mediu ka sqaruar se Ministri i Mbrojtjes ka funksion civil dhe nuk ka funksion ushtarak.

Po ashtu ai ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë lloj vendimmarrje për përcaktimin e Gërdecit për demontimin dhe çmilitarizimin e armëve.

Nga shpërthimi në Gërdec në mars të 2008 humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. 

/tvklan.al

Lini një koment