Wednesday, 1 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ndodhi pasditen e së martës në Tiranë.

Aksidenti ndodhi pranë një qendre tregtare në dalje të Tiranës, në zonën e Yrshekut.

Viktimë e aksidentit ka mbetur një 21-vjeçar me motor i cili është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 52-vjeçar.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G., rreth 21 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi D. G, ndërsa shtetasi A. M, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një koment