Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaBotaMarina amerikane rifillon shoqërimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Marina amerikane rifillon shoqërimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Marina Amerikane ka rifilluar shoqërimin e anijeve tregtare përmes Ngushtica e Hormuzit pas tensioneve të fundit mes SHBA-së dhe Iranit, raportoi të martën “The Wall Street Journal”.

Sipas raportit, nga zyrtarë ushtarakë amerikanë, marina amerikane shoqëroi një supertanker grek që transportonte rreth 2 milionë fuçi naftë të papërpunuar përmes korridorit strategjik detar pranë brigjeve të Omanit.

Anija kishte mbetur e bllokuar në rajon që prej fillimit të muajit mars dhe tashmë është nisur drejt Indisë për të dorëzuar ngarkesën e saj. Rifillimi i eskortave vjen pas sulmeve të fundit amerikane ndaj Iranit dhe rritjes së shqetësimeve për sigurinë e lundrimit në zonë.

Operacioni konsiderohet si rikthim i iniciativës amerikane të njohur si “Projekti Liri”, e cila synon mbrojtjen dhe udhëheqjen e anijeve tregtare në një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Lini një koment