E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Kosova›Abdixhiku e Osmani te familja e veteranit të UÇK-së dhe themeluesit të LDK-së

Abdixhiku e Osmani te familja e veteranit të UÇK-së dhe themeluesit të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë vizituar familjen Llapashtica gjatë natës së Bajramit.

Përmes një postimi, Abdixhiku bëri të ditur se pas një dite të mbushur me takime, ata qëndruan në familjen e Rizah Llapashticës, të cilin e vlerësoi si një nga themeluesit e LDK-së në Degën V dhe veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Abdixhikut, Rizah Llapashtica është një figurë që “ka qëndruar pranë Kosovës në kohët më të vështira, me besim, përkushtim e sakrificë”.

Ai po ashtu vlerësoi suksesin e familjes Llapashtica në diasporë, duke theksuar se djemtë e familjes, të vendosur në Hamburg të Gjermanisë, kanë ndërtuar biznese të suksesshme që punësojnë mbi 300 punëtorë.

“Kjo është një histori pune, përkushtimi e dinjiteti, që na kujton se shqiptarët tanë, kudo që janë, dinë të ndërtojnë, të krijojnë e të ecin përpara”, ka shkruar Abdixhiku.

Në fund, kreu i LDK-së falënderoi familjen për mikpritjen dhe besimin e vazhdueshëm ndër vite.

Lini një koment