Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaGjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e Edison Memollës, caktohet data

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e Edison Memollës, caktohet data

Më 11 qershor, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinë, Edison Memolla, i cili kërkon prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm që e dënoi me një vit burg.

Relator i çështjes është caktuar gjyqtari Genti Shala, i cili pritet të japë vendimin mbi rekursin. Memolla, që aktualisht ndodhet në burgun e Rrogozhinë, u shpall fajtor nga dy shkallë gjykimi për korrupsion në zgjedhje.

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, më 9 shkurt 2026, ai u vetëdorëzua në polici dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Hetimet ndaj Memollës nisën pas publikimit të një audio-përgjimi, ku ai, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie, dëgjohej duke ndërhyrë tek një punonjës i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

Aktualisht, Bashkia e Rrogozhinë drejtohet nga një kryetar i komanduar.

Lini një koment