Zjarri te Drejtoria e Policisë për shkak të një shkëndije elektrike, reagimi zyrtar i Policisë
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht lidhur me zjarrin e regjistruar mbrëmjen e sotme në ambientet e Drejtorisë se Policisë Tiranë.
Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 18:10 dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në sallën e network-ut të institucionit.
Autoritetet bëjnë me dije se flakët janë izoluar dhe shuar në një kohë të shkurtër, ndërsa si pasojë janë dëmtuar dhe djegur disa kabuj elektrikë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.